Art&Argëtim

‘Ata vathë u blenë me para gjaku dhe iu dhanë asaj nga një vrasës’, avokati i Khashoggi akuzon Megan Markle për mbajtj

7 Mars 2021, 13:43 Nga DOSJA
‘Ata vathë u blenë me para gjaku dhe iu dhanë asaj nga

BRITANI– Pak orë para transmetimit të intervistës eksklusive të Princ Harry dhe Megan Markle për moderatoren Oprah Winfrey, një tjetër akuzë vjen në drejtim të Markle përsa i takon vathëve që ajo ka mbajtur në disa evenimente.

Sipas DailyMail, në qendër të kritikave këtë herë ajo u vu nga avokati i gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi, i cili tha se ajo mban veshur vathët ‘e blera me gjak’.

Michael Eisner, i cili kryeson një grup të të drejtave të njeriut të themeluar nga Khashoggi tre muaj para vdekjes së tij, tha se ishte çuditur që Dukesha nuk e dinte që Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman(MBS), ishte i lidhur me vrasjen kur ajo kishte veshur vathët në një darkë shtetërore.

‘Ata vathë u blenë me para gjaku dhe iu dhanë asaj nga një vrasës’– tha Eisner.

Avokatët e Dukeshës javën e kaluar këmbëngulën që në kohën e darkës ajo nuk ishte në dijeni të spekulimeve se MBS ishte e përfshirë në vrasjen e Z. Khashoggi. Sidoqoftë, burime të brendshme pretenduan që Dukesha injoroi këshillën e ndihmësve për të mos veshur stolitë.

Vathët prej diamanti u paraqitën nga MBS si një dhuratë martese për Meghan gjatë vizitës së tij tre-ditore në Britani në Mars 2018. Të dhënat e Qarkorit të Gjykatës tregojnë se ai drekoi me Mbretëreshën dhe Princin Andrew në Pallatin Buckingham në 7 Mars 2018. Nuk ka asnjë sugjerim që ai i dha vathët Dukeshës personalisht, ose që ta ketë takuar atë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz jamal khashoggi megan markle jamal khashoggi megan markle

Sondazh

Poll