Bota

Podujevë/ I mituri plagos me armë zjarri bashkëmoshatarin, ende të paqarta motivet e sherrit midis të rinjve

7 Mars 2021, 09:58 Nga DOSJA
Podujevë/ I mituri plagos me armë zjarri bashkëmoshatarin, ende

KOSOVË– Një i mitur nga Podujeva ka plagosur me armë zjarri një të mitur tjetër. Rasti ka ndodhur në fshatin Kërpimeh të Podujevës, mbrëmjen e së shtunës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

I dyshuari e ka plagosur viktimën me armë zjarri, ndërkaq shkaqet e këtij incidenti mbeten ende të panjohura. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, dhee më pas në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.

Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja, ndërkaq është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku është konfiskuar një armë dhe tre fishekë.

Njoftimi i policisë:

“Fsh. Kërpimeh, Podujevë 06.03.2021-20:00 Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar – i moshës së mitur për shkaqe ende të panjohura ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar po ashtu të moshës se mitur . Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ne QKMF Podujeve dhe më pas është dërguar ne QKUK për trajtim të mëtejshëm. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja te calibrit. 7.65 mm. Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit i cili është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar arma Zoraki me tre fishekë e calibrit. 7.65 mm , që dyshohet se është përdorur në plagosje. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni plagosje ne podujeve plagosje ne podujeve

Sondazh

Poll

Bota 7 Mars 2021, 06:50

Evropa, një vit pas pandemisë

BOTË – Një vit më parë, më 11 mars, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli koronavirusin një pandemi globale.Siç njofton nga Londra korrespond...