Bota

Tërmeti 6 ballë tronditi Greqinë, shënohet viktima e parë, humb jetën i moshuari

7 Mars 2021, 08:53 Nga DOSJA
Tërmeti 6 ballë tronditi Greqinë, shënohet viktima e

GREQI – Është regjistruar viktima e parë nga tërmeti prej 6 ballësh që goditi Greqinë të mërkurën e javës së kaluar.

Mediat vendase, bëjnë me dije se ka humbur jetën një 83-vjeçar, i cili edhe pse ia doli që të dilte nga rrënojat nuk ka mundur që t’u shpëtojë plagëve që mori. Mësohet se ai ka humbur jetën në spitalin në të cilën po kurohej.

I moshuari u shpëtua nga ekipet e shpëtimit të gjetura në zonë dhe më pas u transportua me ambulancë në një qendër private rehabilitimi. Dje, 83-vjeçari u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës , ku dhe ndërroi jetë.

Ndërkohë, banorët e zonave të dëmtuara nga tërmeti kanë kaluar natën e katërt jashtë, të strehuar në tendat e ushtrisë.

Sipas matjeve të kryera nga grupet e specialistëve në shumë prej fshatrave të Thessalisë, 900 shtëpi, ose gatu dy në tre prej atyre që janë vizituar nga inxhinierët janë shpallur të pabanueshme. Mbrëmjen e së shtunës, një lëkundje tjetër prej 4.2 ballë shkalla Rihter është regjistruar 5 km në veriperëndim të Larisës, me thellësi 8 km. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota humb jeten 83 vjecari ne greqi humb jeten 83 vjecari ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 7 Mars 2021, 06:50

Evropa, një vit pas pandemisë

BOTË – Një vit më parë, më 11 mars, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli koronavirusin një pandemi globale.Siç njofton nga Londra korrespond...