Bota

Shpallet FITUESI i festivalit të 71-të të Sanremos, shqiptari Ermal Meta zë vendin e tretë, çmimin e parë e rrëmben grup

7 Mars 2021, 06:29 Nga DOSJA
Shpallet FITUESI i festivalit të 71-të të Sanremos, shqiptari

ITALI- Grupi i rrokut Maneskin është shpallur fitues të Festivalit të 71-të të Sanremo. Çmimin e dytë të festivalit të famshëm e ka rrëmbyer Francesca Michielin & Fedez, ndërsa në vendin e tretë është rendiur këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta.

Këngëtari me origjinë shqiptare ishte konkurrent i Sanremo-s edhe tre vite më parë ku u shpall fitues me këngën “Non mi avete fatto niente”.

Votimi

Në garë për të rrëmbyer çmimin e parë ishin 26 këngëtarë, të cilët interpretuan këngët e tyre gjatë pjesës së parë ku u votuan përmes televotimit. Në fund të fazës së parë, u eleminuan 23 prej tyre dhe tre dolën finale, Ermal Meta, Francesca Michielin & Fedez dhe Maneskin. Këngëtarët që u renditën në tre vendet e para interpretuan sërish dhe vota e tre jurive hyri në lojë, për të shpallur fituesin.

Por, pas shpalljes së fituesve disa persona nuk kanë qenë të kanaqur me përzgjedhjen, pasi një grup prej 30 njerëzish kanë dalë në protestë. Protestuesit, të cilët mbanin maskat e protagonistëve të serialit të njohur “La Casa De Papel”, kanë mbërritur në rrugën Matteoti përpara teatrit, por janë ndaluar menjëherë policia.  “Duam vetëm punë”- ishin thirrjet e tyre në kor, teksa përmendnin emrin e Amadeus, i cili është prezantuesi i Festivalit të Sanremo.

(A.k;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ermal meta festivali i 71-te i sanremos ermal meta festivali i 71-te i sanremos

Sondazh

Poll