Politike

Basha i zbulon lidhjen pogradecarit: Një sekond Desi se është në takim (VIDEO)

9 Maj 2019, 11:45 Nga DOSJA
Basha i zbulon lidhjen pogradecarit: Një sekond Desi se është

POGRADEC– Kryedemokrati Basha i zbuloi të dashurën njërit prej djemve që ndodheshin në takim me të në qytetin e Pogradecit.

Teksa zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët e kësaj zone, Lulzim Basha, krejt pa dashur i ‘zbuloi’ sekretin një simpatizanti.

Kreu i Partisë Demokratike kërkoi një smartphone teksa po fliste për teknologjinë e të ardhmes.

Ma jepni një smartphone, dikush të më japë një smartphone,”- tha Basha dhe një nga simpatizantët o vetëofruar.

Basha e mori celularin në dorë dhe filloi të shpjegonte se si ky lloj telefoni ka më shumë shpejtësi dhe tekonologji se të gjitha e Forcat e Armatosura në vitet 60.

Por ndërkohë që Basha fliste dikush e telefonoi të zotin e telefonit dhe Basha u përgjigj: Desi një sekondë se është në takim.

Më pas të gjithë filluan të qeshnin dhe kryedemokrati tha më tej: Nuk besoj se të nxorra ndonjë sekret apo jo, se Desi ishte me sytë me zemra.!

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha basha ne pogradec basha zbulon lidhjen e te riut lulzim basha partia demokratike pogradec basha basha ne pogradec basha zbulon lidhjen e te riut lulzim basha partia demokratike pogradec

Sondazh

Poll