Politike

Presidenti Thaçi tregon prapaskenat: I tmerruar, Berlini pa koordinim me SHBA

9 Maj 2019, 10:44 Nga DOSJA
Presidenti Thaçi tregon prapaskenat: I tmerruar, Berlini pa koordinim me

TIRANË – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur në samitin BRDO-BRIJUNIT, se samiti i Berlinit ishte i pakoordinuar me SHBA.

Thaçi tha se në samit kërkoi liberalizimin e vizave për Kosovën, ndërsa tha se taksa me Serbinë është e ligjshme dhe do të vijojë të jetë në fuqi.

“Dialogu me Serbinë të vazhdojë pa asnjë presion. Taksa me Serbinë mbetet në fuqi. Duhet të punojmë për paqen dhe stabilitetin në rajon. Për samitin e Berlinit nuk kishte koordinim me Uashingtonin. Për samitin e Parisit duhet të ketë edhe një koordinim me Uashingtonin. Dje pata takim me kryeministrin Rama dhe diskutuam për bashkëpunimin mes dy vendeve. Në samit kërkova liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Krijimi i asociacionit të komunave serbe në Kosovë e papranueshme dhe nuk mund të ndodhë. Taksa me Serbinë ishte një vendim i ligjshëm dhe do mbetet në fuqi. I tmerruar kur u informova që në Berlin nuk kanë qenë të informuar dhe të koordinuar organizatorët me Uashingtonin. Pa rolin e Uashingtonit nuk mund të ketë dialog dhe as marrëveshje.”-tha Thaçi.

Sot në Tiranë u zhvillua samiti i Brdo-Brijunit, ku ishin të pranishëm të gjithë liderët e Ballkanit. Presidenti Vuçiç refuzoi të fotografohej në krah të presidentit shqiptar Ilir Metës dhe presidentes kroate Kolinda Grabar-Kitarovic. Thaçi u shpreh se samiti i Berlinit ishte i pa-koordinuar me SHBA-në. Presidenti i Sllovenisë deklaroi se integrimi i Ballkanit të bëhet pas zgjedhjeve në BE-së.

(F.g/A.S/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hashim thaci samiti i brdo-brijuni hashim thaci samiti i brdo-brijuni

Sondazh

Poll