Politike

S’kanë fund tradhtarët e LSI, kush është maqedonasi që dorëzoi formularin në KQZ

9 Maj 2019, 10:52 Nga DOSJA
S’kanë fund tradhtarët e LSI, kush është maqedonasi

TIRANË- Nuk kanë të sosur tradhtitë në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Dosja.al ka mësuar se sot ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në  Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Vasil Sterjovski, kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim me numrin pesë në Qarkun e Korçës.

Ai është përfaqësues i minoritetit maqedonas në këtë qytet.

Më herët ai ka mbajtur postin e Drejtorit të Ujësjellësit në Fshatrat të Korçës, ndërkohë që ka pasur dhe postin e nënkryetarit të Komunës Pustec. 

Tashmë i takon KQZ-së që t’i dorëzojë mandatin deputetit “rebel” të LSI-së. Me betimin e tij në Kuvend, numri i deputetëve të Opozitës së Re në Parlament pritet të shkojë 37. Deputetët e ardhur nga lista e LSI-së kanë krijuar grupin e tyre parlamentar “Të pavarur” dhe drejtohen nga Nimet Musai.

(F.g/k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike opozita e re rrjedhje ne lsi vasil sterjovski opozita e re rrjedhje ne lsi vasil sterjovski

Sondazh

Poll