Politike

Soreca thirrje të rinjve: Ju jeni e ardhmja, integrimi i Shqipërisë vlen për ju

9 Maj 2019, 10:03 Nga DOSJA
Soreca thirrje të rinjve: Ju jeni e ardhmja, integrimi i

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropain, Luigi Soreca, në Ditën e Europës ka zhvilluar një takim me të rinjtë dhe disa amabadorë të vendeve të tjera në Shqipëri. Takimi është zhvilluar tek Liceu Artistik, Jordan Misja, i thirrur nga Soreca në kuadër të aktiviteteve për Javën e Europës.

Në këtë takim kanë marrë pjesë dhe kdiplomatët e Gjermanisë, Çekisë, Austrisë, Rumanisë e Bullgarisë.

Soreca u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve që të marrin pjesë më shumë në politikë dhe të mendojnë për integrimin e Shqipërisë.

Një nga mesazhet që presim të sjellim këtë javë është të sigurohemi jo vetëm nevojat tuaja, është që zëri juaj të dëgjohet. Në ato vende që çështjet e rinisë bëhen pjesë e politikbërjes, në ato fusha apo aspekte që janë më të rëndësishme për ju. Nuk duam të jemi një filtër ndërmjet jush dhe institucioneve, por një strukturë një mënyrë që zëri juaj të dëgjohet.Unë shoh shumë të rinj dhe shumë persona që kemi takuar gjatë këtyre javëve, e di që nuk rrini pa folur dhe e thoni atë që keni në mendje. Por ky është objektivi ynë të dëgjojmë idetë tuaja. Ju jeni jo vetëm e tashmja por e ardhmja e Shqipërisë. Do kemi takime në të ardhmen që do t’ju tregoj se cilat janë parimet e kësaj strategjie.”, tha Soreca.

Të njëjtin mesazh të rinjve ua përcolli dhe ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Sussane Shultz, e cila tha se të rinjtë duhet të jenë më aktiv në politikë.

Ndërsa ambasadori i Çekisë tha se Shqipëria do të jetë në Europë, njësoj si vendi i tij që tashmë është pjesë e unionit. Të gjithë ambasadorët njëzëri thanë se  Shqipëria ka bërë progres dhe ata u shprehën besimplot që vendi ynë mund të arrij që të hapë negociatat në qershor.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dita e europes hapja e negociata per shqiperine java e europes luigi soreca negociatat e shqiperise me be dita e europes hapja e negociata per shqiperine java e europes luigi soreca negociatat e shqiperise me be

Sondazh

Poll