Bota

EMRAT + FOTOT/ Kush janë dy shqiptarët e ekzekutuar në mes të Shkupit, të rinjtë u gjetën të vdekur brenda makinës

5 Mars 2021, 19:14 Nga DOSJA
EMRAT + FOTOT/ Kush janë dy shqiptarët e ekzekutuar në mes

MAQEDONI E VERIUT– Afrim Berisha 28 vjeç dhe Burim Vardari 24 vjeç, janë dy shqiptarët e ekzekutuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Shkup. Të rinjtë që shikoni në foto ishin brenda një makine të parkuar të llojit “Citroen” në momentin që u qëlluan nga një mjet tjetër me dy armë të ndryshme.

Plagët e marra bënë që Berisha dhe Vardari të ndërronin jetë në vend. Dyshohet se edhe autorët e krimit, njësoj si viktimat janë shqiptarë, por ende janë të paidentifikuar.

Në vendngjarje nuk ka pasur dëshmitarë për shkak të orës së vonë kur ka ndodhur krimi, por po merrne në pyetje familjarët dhe miqtë e viktimave për të zbardhur ndonjë konflikt që dy të rinjtë mund të kenë pasur më herët.

Nga ana tjetër, janë sekuestruar gëzhojat, gjurmë të gjetura në vendin e ngjarjes dhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë së bizneseve të kësaj zone për të zbardhur detaje mbi krimin dhe autorët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni afrim berisha burim vardari vriten dy shqiptaret ne shkup afrim berisha burim vardari vriten dy shqiptaret ne shkup

Sondazh

Poll