Bota

Zvicra bën hapin e madh: Me lirimin e masave do të jepen teste Covid falas për të gjithë

5 Mars 2021, 17:27 Nga DOSJA
Zvicra bën hapin e madh: Me lirimin e masave do të jepen teste Covid

ZVICËR- Qeveria zviceriane do të ofrojë teste Covid-i falas për të gjithë popullsinë. CNN shkruan se kjo gjë do të ndodh me lirimin e masave anti-Covid. Lajmin për këtë e ka bërë Këshilli Federal Zviceran, në një deklaratë për shtyp.

Ata u shprehën se me lirimin e masave në vend do të shtohet masivisht edhe testimi i popullsisë, për të qetësuar nejërzit dhe në mënyrë që pandemia te jetë nën kontroll.

“Për të sjellë një rritje të testeve, qeveria propozon që shteti të kujdeset për koston e të gjitha testeve,”thuhet në njoftimin e Këshillit Federal Zviceran.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Zvicër janë regjistruar 562,290 persona me Covid, dhe 13,003 të tjetë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid ne zvicer zvicra covid ne zvicer zvicra

Sondazh

Poll