Bota

Rifat Krasniçi në KQZ: Vjosa Osmani e Albin Kurti hanë pite dhe thonë duhet ndryshim, ç’mund të bëjmë ne

5 Mars 2021, 17:31 Nga DOSJA
Rifat Krasniçi në KQZ: Vjosa Osmani e Albin Kurti hanë pite dhe

KOSOVË– Rifat Krasniçi, përfaqësues i KDTP-së në KQZ-në e Kosovës ka deklaruar se Vjosa Osmani e Albin Kurti hanë pite sa herë që shkojnë në Mamushë. I pranishëm në mbledhjen e KQZ-së, Krasniçi thotë se janë të harruar si komunitet pasi Osmani dhe Kurti kanë mendje vetëm për të ngrënë pite.

Krasniçi shton më tej se Osmani dhe Kurti flasin edhe në gjuhën turke kur shkojnë në Mamushë për të ngrënë pite si dhe Lëvizjen Vetëvendosje e konsideron si nëj parti të formuar nga turq të rinj.

“Ne duhet me u harru si komunitet…e me u përfaqësu në Parlament. Pse? Kur Vetëvendosje me Vjosa Osmanin vjen në komunën e Mamushës me hangër pite dhe Vjosa Osmani thotë s’ka më, duhet ndryshim dhe fol në gjuhën turke që e kanë formu atë partinë e turqve të rinj. Dhe Vjosa Osmani han pite, edhe Albin Kurti han pite dhe më nuk ka, KDTP-ja më nuk ka… duam ndryshim. E tani çka mundemi me ba me pritë tjetër send. Vjosa Osmani, kryetare e Parlamentit dhe udhëheqësit presidencialë. Deri të ndërrojmë ligjin, nuk keni me qenë ju rehat… Vjosa Osmani vjen në Mamushë, edhe çohet e han pite. Mamusha më s’ka ndryshim, edhe turqisht folë, atëherë çka?!..Na si komunitet çka mundemi me ba?”- thotë Krasniçi.

Në sallë dëgjohet një zonjë që i thotë që duhet të ndaloj sepse nuk ëshyë në Parlament.

“Nuk je në Parlament këtu, jo pra tani, ndaloni ju lutem,”– thotë ajo, ndërsa Krasniçi vijon të flasë. Ndërkohë që flet, atij i derdhet gota me ujë mbi tavolinë e nis ta pastrojë atë me një letër duarsh.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti rifat krasnici vjosa osmani albin kurti rifat krasnici vjosa osmani

Sondazh

Poll