Bota

Trazirat në Myanmar, YouTube bllokon 5 llogari të menaxhuara nga ushtria  

5 Mars 2021, 18:18 Nga DOSJA
Trazirat në Myanmar, YouTube bllokon 5 llogari të menaxhuara nga

MYANMAR- YouTube ka bllokuar 5 llogari në të, të drejtuara nga ushtria e Myanmarit. BBC shkruan se, kjo gjë ka ndodhur për shkak të grushtit të shtetit që po ndodh në të dhe për shkak se në ato llogari po shpërndahenttirrje për dhunë.

Platforma e Youtube-it, tha se llogaritë janë bllokuar ditën e sotme duke u bazuar në udhëzimet përkatëse. Kanalet e bllokuara nga YouTube përfshijnë rrjetin shtetëror, MRTV, (Radio dhe Televizioni Myanmar) si dhe Myaëaddy Media, MWD Variety dhe MWD Myanmar, të cilat janë në pronësi të ushtrisë.

“Ne kemi bllokuar një numër kanalesh dhe kemi hequr disa video nga YouTube në përputhje me udhëzimet tona të komunitetit dhe ligjet në fuqi,” tha një zëdhënëse e YouTube.

Qytetarët e Mianmari kanë dalë në protestë për lirimin e ish-udhëheqëses, Aung San Suu Kyi e cila është në paraburgim që kur ushtria e Myanmar rrëzoi qeverinë e saj më 1 Shkurt. Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për lirimin e drejtueses së vendit dhe rikthimin e normalitetit. Gjeneralët e ushtrisë thonë se 75-vjeçarja po e mbante pushtetin me vota të vjedhura.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota grusht shteti ne myanmar mrtv mwd variety myanmar youtube grusht shteti ne myanmar mrtv mwd variety myanmar youtube

Sondazh

Poll