Bota

“Kaq shumë shkatërrime dhe mizori”/ Papa Fraçesku mbërrin në Irak: Vij si një pelegrin i paqes  

5 Mars 2021, 16:25 Nga DOSJA
“Kaq shumë shkatërrime dhe mizori”/ Papa Fraçesku

IRAK- Papa Françesku ka mbërritur në Irak. CNN shkruan se gjatë fjalës së tij Papa ka thënë se është i lumtur për të vizitë dhe se e ka marrë si një detyrë që duhet ta kryej. Papa ka thënë se në Irak ka vajtur si i penduar për dhe ka kërkuar falje mpërn të gjitha masakrat dhe vrasjet që janë bërë atje. Gjithashtu ai ka thënë se është lutur për shumë vite që lufta në Irak të mbarojë.

“Unë jam i lumtur të filloj përsëri udhëtime dhe ky është një udhëtim simbolik. Ashtë një detyrë. Ka qenë një tokë martire për shumë kohë. Ne jemi mbledhur në këtë Katedrale të Zojës së Shpëtimit, të shenjtëruar nga gjaku i vëllezërve dhe motrave tona që paguan çmimin përfundimtar të besnikërisë së tyre ndaj Zotit dhe Kishës së tij. Unë vij si i penduar, duke kërkuar faljen e parajsës dhe vëllezërve dhe motrave të mi për kaq shumë shkatërrime dhe mizori. Unë vij si një pelegrin i paqes në emër të Krishtit, Princit të Paqes. Jemi lutur tërë këto vite për paqen në Irak,” tha ai.

Papa në Irak do të qëndrojë për 4 ditë dhe ka shkruar që të mbështesë popullin e krishterë dhe të nxisë dialogun ndërfetar.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota papa françesku papa françesku shkon ne irak papa françesku papa françesku shkon ne irak

Sondazh

Poll