Bota

FOTO/ 23-vjetori i vdekjes së Adem Jasharit, Osmani dhe Hoti shihen në krah njëri-tjetrit

5 Mars 2021, 12:42 Nga DOSJA
FOTO/ 23-vjetori i vdekjes së Adem Jasharit, Osmani dhe Hoti shihen në

KOSOVË-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shfaqur ditën e sotme në manifestimet e Forcave Speciale të Kosovës, bashkë me dy nënkryetarët e LDK-së, Anton Quni dhe Avdullah Hoti.

Kjo është hera e parë pas zgjedhjeve që Osmani dhe Hoti paraqiten së bashku.

Në manifestime, Osmani ka marrë pjesë si presidente, Quni si Ministër në detyrë i Mbrojtjes dhe Avdullah Hoti si kryeministër në detyrë, po ashtu i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Skënderaj, Bekim Jashari.

Adem Jashari ishte Kryekomandanti dhe themeluesi kryesor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Ai ra dëshmorë më 7 mars 1998 në fshatin Prekaz, gjatë një sulmi. Pas vdekjes ati i është vendosur titulli Hero i Kosovës. Sëbashku me vëllain e tij Hamzën, Adem Jashari ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake jugosllave.

Forcat policore jugosllave dhe Ushtria Jugosllave e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Adem Jashari vdiq së bashku me 56 anëtarët e familjes së tij. Ky është rast unik në historinë e luftërave. Ai njihet si “Komandanti Legjendar i UÇK-së. Titulli “Hero i Kosovës” iu dha atij në vitin 2008 nga Kryeministri i Kosovës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora anton quni avdullah hoti si pervjetori i vdekjes se adem jasharit vjosa osmani anton quni avdullah hoti si pervjetori i vdekjes se adem jasharit vjosa osmani

Sondazh

Poll