Ekonomi

Tragjeditë e familjes Çipi! Kryefamiljari vuan nga një sëmundje e rëndë: Jam i mbaruar për fëmijët

4 Maj 2019, 06:17 Nga DOSJA
Tragjeditë e familjes Çipi! Kryefamiljari vuan nga një

“Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuan në Krastë të Elbasanit. Familja Çipi është vendosur në çadër pasi janë zhvendosur nga një fshat i thellë i Elbasanit pasi banesa e tyre u shemb. Për një kohë të konsiderueshme kanë jetuar në një çadër. Prindërit kanë tre fëmijë, dy adoleshentë dhe një të mitur. Fëmijët janë të tre në shkollë.

Kryefamiljari ka probleme me astmën, me sytë dhe këmbët. “Unë jam i mbaruar për fëmijët. Jeta ime nuk behet më. Kur shikoj këtë çadër shikoj varrin tim. Nga sëmundja që kam u afruam afër spitalit në Krastë” –thotë kryefamiljari.

Gruaja është e papunë, fëmijët vuajnë për bukën e përditshme. “Nuk kemi asgjë për të ngrënë, shpresojmë vetëm tek Zoti”-thonë fëmijët.

Gruaja thotë se burri nuk ka asnjë mundësi të kurohet, por një mjeke e ka vizituar pa i marrë para.

Kam frikë, nuk dua të më lerë vetëm. Kalamajtë qajnë për të. Mjekja më tha ky nuk e ka të gjatë jetën, ajo tha se mushkëria i ka mbaruar. Jam pa shpresë, fëmijët nuk kanë as ushqim. Në banesë do qëndrojmë deri në qershor, por nuk kemi asnjë para. Ku do mbytemi ne?”-shtoi ajo.

Marrë nga BalkanWeb

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale familja cipi kraste familja cipi kraste

Sondazh

Poll

Ekonomi 30 Prill 2019, 17:42

Ndahet nga jeta nëna e aktorit Artan Imami

TIRANË- Është ndarë nga jeta nëna e aktorit të njohur Artan Imami.Mësohet se ceremonia mortore është kryer ditën e shtunë, ndërsa pritjet janë bërë so...