Sport

Antonio Conte ‘i mbyll’ derën Romës: Nuk janë kushtet…

7 Maj 2019, 11:48 Nga DOSJA
Antonio Conte ‘i mbyll’ derën Romës: Nuk janë

ITALI- Antonio Conte, në një intervistë për “Gazzeta dello sport” ka hedhur poshtë hipotezën për një bashkëpunimi të mundshëm me ‘Romën’.

“Unë u dashurova me Romën, ndiqja atë gjatë dy viteve, kam qenë trajner i ekipit kombëtar. Në ‘Olimpico’ ju ndjeni pasionin e këtij populli që e përjeton futbollin me një intensitet të veçantë. Kush jeton ‘për Romën’. Një mjedis plot pasion, që të rrethon… Sot kushtet nuk janë aty, por mendoj se një ditë, herët a vonë do të shkoj për të trajnuar ‘Romën’”.-është shprehur Antonio Conte.

Ai ka rrëfyer detaje që nga etapat e para në karrierë dhe sukseset që ka përjetuar. Trajneri nga Lecce është shumë i qartë në vendimet e tij dhe ekipi i Romës nuk është pjesë e zgjedhjeve të tij të radhës.

“Kushtet e mia duhet t’i plotësojë çdo skuadër që më kërkon. Unë duhet të kem perceptimin që mund të mposht këdo. Ndryshe, nuk e kam problem të qëndroj pushim.”- ka thënë trajneri Antonio Conte.

Burimi: Gazetta dello sport

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport antonio conte nuk janë kushtet roma trajner antonio conte nuk janë kushtet roma trajner

Sondazh

Poll