Bota

Irakieni josh të renë në Angli, kryen marrëdhënie me të dhe më pas e vret barbarisht në apartamentin e tij 

4 Mars 2021, 16:46 Nga DOSJA
Irakieni josh të renë në Angli, kryen marrëdhënie me

ANGLI- Një ngjarje e rëndë e bërë publike vetëm kohët e fundit ka ndodhur vitin e kaluar. BBC shkruan se një vajzë e re me emrin Lorraine Cox një mbrëmje pasi është joshur nga një person nga Iraku dhe ka kryer marrdhënie në rrugë është vrarë në mënyrë barbare nga ai person në apartamentin e tij. Azem Mangori pasi joshi të renë që kishte pirë në apartamentin e tij, e vrau atë duke e coptuar në disa pjesë.

Pas disa ditësh që e mbajti në apartament, ky i fundit i vendosi të gjitha pjesët e saj të trupit në një çantë dhe e la në një rrugicë e Exeter. Pasi u kap dhe kur doli në para gjykatësm Mangori i mohoi të gjitha akuzat e vrasjes.

Ndërkohë që prokurori që po ndjek çështjen, Simon Laws tha se Mangorin e zbuluan kamerat e pallatit. Ai tha se Mangori ishte i sëmurë dhe njeri i fiksuar.

 “Duke pasur parasysh datat kur ai e shikoi këtë material, ju mund të mendoni se është e qartë se ai ishte i interesuar në temë përpara se të kishte ndonjë nevojë për informacion. Ju do të dëgjoni se, sado e çuditshme mund të tingëllojë, psikiatrit kanë kuptuar se ka njerëz që kanë një interes të sëmurë,” tha Laws.

Gjyqi për Mangorin ende po vijon.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota azem mangori lorraine cox azem mangori lorraine cox

Sondazh

Poll