Bota

E fshehur në pako me banane, policia në Greqi ka sekuestruar 100 kilogramë kokainë, ishin nisur nga Ekuadori

4 Mars 2021, 16:31 Nga DOSJA
E fshehur në pako me banane, policia në Greqi ka sekuestruar 100

GREQI-Policia në Greqi, ka sekuestruar së fundmi, një sasi kokaine në portin e Pireut. Sipas mediave greke, policia ka sekuestruar, 90 pako, të cilat kishin 100 kilogramë kokainë.

Droga ishte fshehur në pako të mbushura me banane. Pakot ishin nisur nga Ekuadori në Amerikën Latine dhe kishte një destinacion përfundimtar Portin e Pireut.

Një operacion i ngjashëm u regjistrua në 3 Shkurt, kur policia, me ndihmën e Doganave, kishte konfiskuar 34 kg kokainë në një kontejner me banane, përsëri nga Ekuadori, por destinacioni i ngarkesës në atë kohë ishte Turqia.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zbulohet droge ne greqi zbulohet droge ne greqi

Sondazh

Poll