Politike

Marrëveshja me sheikun për Portin e Durrësit i hap telashe Ramës në Bruksel, Borrell dhe Varhelyi kërkojnë llogari, kryeministri: Mos e bëni publike se e korrigjojmë

Dosja.al ka mësuar e ka qenë Varhelyi ai që gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, ngriti shqetësimin se koncesioni i Portit të Durrësit në favor të kompanisë emiratase Emaar që po përgatitet nga qeveria, bërë është në shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
Featured image of article: Marrëveshja me sheikun për Portin e Durrësit i hap telashe Ramës në Bruksel, Borrell dhe Varhelyi kërkojnë llogari, kryeministri: Mos e bëni publike se e korrigjojmë Kryeministri Edi Rama dhe Porti i Durrësit

BRUKSEL– Marrëveshja e qeverisë shqiptare me sheikun Mohamed Alabbar për marrëveshjen e investimit prej dy miliardë dollarësh nga grup Emaar në Portin e Durrësit, ishte planifikuar që të diskutohej në konferencën e shtypit të kryeministrit Edi Rama me Përfaqësuesin e Lartë Josep Borrell e Komisionerin Oliver Varhelyi.

Dosja.al ka mësuar e ka qenë Varhelyi ai që gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura në Bruksel, ngriti shqetësimin se koncesioni i Portit të Durrësit në favor të kompanisë emiratase Emaar që po përgatitet nga qeveria, bërë është në shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Vetë komisioneri Varhelyi ka paralajmëruar pasoja, ndërsa kreu i qeverisë Edi Rama nuk ka lënë ministren Olta Xhaçka, e cila e shoqëroi në Bruksel, që të përgjigjej, por e ka marrë vetë në dorë situatën. Dosja.al ka mësuar se vetë Rama ka thënë përballë Varhelyit se nëse është bërë ndonjë gabim në këtë marrëveshje, do të korrigjohej, me kushtin që i gjithë ky debat të mos bëhet publik.

Kështu, nisur nga premtimi i Ramës, Borrelle e Varhelyi e hoqën çështjen Emaar nga konferenca dhe shënuan se periudha tranzitore e MSA ka mbaruar më 31 mars të vitit 2019 dhe se Shqipëria është plotësisht e asociiuar. Teknikisht, kjo do të thotë se nga prilli i vitit 2019, kompanive jashtë BE-së është e ndaluar t’i jepet trajtim preferencial, si në rastin e Portit të Durrës dhe kompanisë Emaar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky diskutim, mësohet se ka qenë edhe pjesë e mbledhjes së përjavshme të ambasadorëve të Bashkimit Europian në Tiranë. Më 20 janar disa ambasadorë, përfshirë edhe ata nga shtete ku ka interesa për këtë port, ngritën problemin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit Ekonomik të Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara Arabe si dhe ligjin që synon dhënien e Portit Durrës me koncension.

Ambasadorët i kanë konsideruar keto, shkelje të MSA-së dhe të detyrimeve ndaj BE-së! Ambasadorët kërkuan të dinin se çfarë po bën Komisioni Europian për këtë dhe në përgjigjen e tij, në emër të Komisionit, shefi i delegacionit Luigi Soreca u shpreh se ky problem shqetësues po i nënshtrohej një analize ligjore nga shërbimet e Komisionit Europian. Sipas Sorecës, për këtë çështje qeverisë shqiptare do t’i kërkohej llogari në mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asocimit në 1 mars, gjë që ndodhi sot.

(f.m/dosja.al)

2 Komente në “Marrëveshja me sheikun për Portin e Durrësit i hap telashe Ramës në Bruksel, Borrell dhe Varhelyi kërkojnë llogari, kryeministri: Mos e bëni publike se e korrigjojmë

  1. Po çfar i duhet Europës se çfar bëhet me investimin e Durrësit ,po pse ne për gjithë ata sheik që blejnë dhe investojnë në Europë na hynë gjë në xhepë ,dhe ju si portal ju bëhet qefi apo i bënë qefin atyre që se duan këtë vend .

    • Pershendetje. Ne fakt Varhelyi ka te drejte,sepse pasuria e europes mos te dal nga kontinenti Europian dhe qe pikat hyrse e dalese mos te jen te komanduara nga njeres qe nuk jan ne interes te Europes Edhe te Shqiperis Absulotisht jam ne dakord edhe sikur mos te behet vendi jon edhe me qindra vite.eshte ma mir se sa te jesh i shitur.persa i perket zotit Rama rrespekte Per Ramen.ka realizuar politik shum te bukur dhe kopetente te cilen shum e shum qeveritar para tij nuk e realizuan dot.keshtu qe mos e shikoni kohen vec per sot.shikojeni edhe te kaluaren edhe te ardhmen.

Shto Koment