Aktualitet

Merr flakë banesa në Tiranë, disa zjarrfikëse drejt vendngjarjes, nuk raportohet për të lënduar

3 Mars 2021, 20:54 Nga DOSJA
Merr flakë banesa në Tiranë, disa zjarrfikëse drejt

TIRANË- Mbrëmjen e sotme një shtëpi në Paskuqan është përfshirë nga flakët.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Mësohet se banorët kanë arritur të dalin jashtë ndërkohë që kanë nisur të shuajnë flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po bëjnë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e zjarrit, i cili është në përmasa të mëdha.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se në terren janë angazhuar një sërë forcash, pasi flakët kanë përfshirë dhe një grumbuj me dru jashtë shtëpisë. Sakaq, deri më tani nuk dihen se cilat kanë qenë shkaqet.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet perfshihet nga flaket nje shtepi ne paskuqan perfshihet nga flaket nje shtepi ne paskuqan

Sondazh

Poll