Aktualitet

“Kërkoj njohjen e pronës”, banori lidhet me zinxhirë në shtyllën e dritave para bashkisë së Lezhës: Nuk e gëzon asn

3 Mars 2021, 13:22 Nga DOSJA
“Kërkoj njohjen e pronës”, banori lidhet me zinxhirë

LEZHË– Një qytetar në Lezhë është lidhur në shtyllën e dritave para bashkisë së Lezhës, pas problemeve me pronësinë e pronave të tij.

Ish- pronari Huanito Martini teksa është lidhur me zinxhir, është shprehur se nuk po i jepet drejtësi. Martini tregon që në fshatin Balldren, janë me dhjetëra hektarë që i janë zaptuar.

Në videon e publikuar nga Abcnews, qytetari shprehet se për problemin e tij ka vënë në dijeni edhe kryebashkiakun Pjerin Ndreu dhe që i bën thirrje edhe kryeministri Rama dhe Presidentit Ilir Meta.

Mua më ka vdekur edhe motra aty. Kemi kujtime, hidhërime aty. Kërkojmë njohjen e pronarëve legjitimë të këtij vendi. IKMT, bashkia, i kam bërë thirrje edhe Pjerin Ndreut. Përgjigja e tyre është se ata lejojnë të ndërtojnë në tokat e pronarëve të vjetër. I them kryeministrit zbato ligjin dhe Presidentit respekto Kushtetutën. Do përgatis edhe grevë urie. Nuk e gëzon asnjë pronën e babait tim. Nuk po gjej zbatim”, thotë ai.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet huanito martini qytetari lidhet para bashkise se lezhes huanito martini qytetari lidhet para bashkise se lezhes

Sondazh

Poll