Bota

Tërmeti në Greqi/ Flet banori i zonës: Në Damas kemi dëme, shtëpitë e vjetra kanë rënë, ndërsa shumica janë dëmtuar

3 Mars 2021, 11:35 Nga DOSJA
Tërmeti në Greqi/ Flet banori i zonës: Në Damas kemi

GREQI- Tërmeti  6 Richter që goditi vendin fqinj, 16 km në jug të Elassonën goditi dhe fshatin Damasi në Larissa.

Duke folur për protothema, një banor i fshatit, Thanasis Gatzouras, tha: “ Këtu në fshat kemi shumë dëmtime. Siç mësoj, shtëpitë e vjetra kanë rënë, ndërsa shumica janë dëmtuar. Tërmeti u ndje shumë, njerëzit ishin të frikësuar dhe dolën në rrugë. Të gjithë janë akoma jashtë sepse zgjati të paktën 20 sekonda. Këtu kemi të paktën 2,000 banorë “.

Tërmeti prej 6 Rihter ndodhi në 12:16 në një distancë prej 24 km në veriperëndim të Larisës dhe 21 km nga Elassona. Thellësia, sipas Institutit Gjeodinamik, ishte dhjetë kilometra, e ndjekur nga një tërmet me madhësi 4.6 në 12:19.

Tërmeti u ndje gjithashtu në Atikë, ndërsa Kryetari i Bashkisë së Elassona, Nikos Gatas, deklaroi për APE-MPE se ai tashmë ka urdhëruar fillimin e hetimeve për çdo dëmtim të të gjitha ndërtesave publike dhe komunale.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni termet ne greqi termet ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 3 Mars 2021, 10:20

AFGANISTAN– Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e tri grave që punonin për një radio dhe TV lokale në stacionin në lindje të Afganistan të martën....