Politike

‘Në ditët e vështira kuptojmë vlerën e njëri-tjetrit’, Rama publikon FOTOT E RRALLA: Dashuri në kohë të vaksinës!

2 Mars 2021, 21:12 Nga DOSJA
‘Në ditët e vështira kuptojmë vlerën e

TIRANË- Në disa qytete të Shqipërisë, tashmë ka nisur vaksinimi i të moshuarve me vaksinën kundër Covid-19.

Ndërkohë, Kryeministri Rama, së fundmi ka postuar disa foto në rrjetet sociale, ku shihen të moshuarit duke shkuar në qendrat e vaksinimit për t’u vaksinuar.

Në fotot e rralla, shihet se të moshuarve në këtë kohë, ku pandemia ka ‘pushtuar’ vendin dhe ata janë më të rrezikuar nuk u mungon dashuria.

Të moshurit shihen të shoqëruar nga nipërit ose mbesat, ndërsa disa të tjerë nga bashkëshortet ose djali e vajza.

“Dashuri në kohërat e vaksinës. Në ditët e vështira e kuptojmë vlerën e jetës e të njëri-tjetrit, si në këto foto ku një nip shoqëron gjyshin, një partner partneren e dekadave, vajza e djali prindërit Shumë dashuri në këtë galeri fotosh. Kaq duhet.’- shkruan Rama. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama nis vaksinimi i te moshuave edi rama nis vaksinimi i te moshuave

Sondazh

Poll