Politike

A do punonte me Ramën? Halim Kosova: Do jepja kontributin tim me çdo parti, e di që PD-ja nuk do më lëshonte kollaj

2 Mars 2021, 21:04 Nga DOSJA
A do punonte me Ramën? Halim Kosova: Do jepja kontributin tim me çdo

TIRANË– Mjeku dhe ish-deputeti i PD-së, Halim Kosova, i pyetur se nëse do të punonte me Ramën, ka thënë se sistemi shëndetësor nuk është as i djathtë dhe as i majtë, por është i qytetarëve. 

I ftuar në emisionin ‘Open’ ka lënë të hapur mundësinë për të bashkëpunuar me parti të tjera edhe me kundërshtarin historik të PD-së, kryeministrin Edi Rama dhe PS-në.

“Një gjë kam të qartë dhe nuk ma lëviz dot asnjë lloj partie. Sistemi shëndetësor nuk është as i djathtë dhe as i majtë, është i qytetarëve. Duhet bërë një sistem shëndetësor me koncensus partiak, minimum dhjetë vjet, që kushdo që të vijë në pushtet, të vijojë me të njëjtin program. Sistemi shëndetësor është gjëja që unë di të bëjë më mirë, ia kam dedikuar treçerekun e jetës time kësaj gjëje. Ato që i kam në bibliotekë do t’ua jap qytetarëve. Unë do të isha i gatshëm të jepja kontributin tim oër çdo parti. Partia Demokratike gjithsesi nuk do më lëshonte kollaj, e di.“- ka thënë ai. 

(f.m;a.k/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike halim kosova halim kosova

Sondazh

Poll