Bota

Lajcak takim me Isa Mustafën: Për LDK-në dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i panegociueshëm  

2 Mars 2021, 18:39 Nga DOSJA
Lajcak takim me Isa Mustafën: Për LDK-në dialogu mes Kosovës

KOSOVË- Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak është takuar ditën e sotme me ish-kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Lajmin e ka bërë të ditur vetë LDK me anë të një njoftimi për shtyp. Në deklaratën e LDK-së thuhet se Mustafa e ka falenderuar Lajçak për bashkëpunimin e tij në lidhje me procesin e dialogut. Gjithashtu thuhet se LDK-ja do të mbetet gjithmonë e përkushtuar për të pasur një dialog konstruktiv me Serbisë.

“Kryetari Mustafa e falënderoi z. Lajçak për bashkëpunimin dhe e njoftoi rreth qëndrimit të LDK-së për procesin e dialogut me Serbinë. Për LDK-në është shumë e rëndësishme që Kosova të mbetet e përkushtuar në dialog konstruktiv, që do sillte njohje reciproke dhe që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm”, thuhet përmes një njoftimi për media të LDK-së.

Miroslav Lajçak do të qëndrojë në Prishtinë, tre ditë. Më pas, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri më 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri më 5 mars. Lajçak planifikon të takohet me udhëheqjen politike të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren.

(I.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora isa mustafa lajcak vizite tre ditore ne kosove miroslav lajčák isa mustafa lajcak vizite tre ditore ne kosove miroslav lajčák

Sondazh

Poll

Bota 2 Mars 2021, 16:43

Dialogu mbetet në agjendë

KOSOVË– Mesazhe të pritshme janë cilësuar deklaratat që i bëri në Prishtinë përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë –S...