Bota

“Kurti zgjodhi rrugën e terrorizmit”/ Grenell nuk ndalon: U përpoq të ndalonte demarkacionin me Malin e Zi 

2 Mars 2021, 17:07 Nga DOSJA
“Kurti zgjodhi rrugën e terrorizmit”/ Grenell nuk ndalon: U

KOSOVË- Ish i dërguari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka sulmuar sërish fituesin e zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurtin. Në një postim në Twitter, Grenell shkruan se Kurti hodhi gaz lotsjellës më Parlamentin e Kosovës si përpjekje për të ndaluar demarkacionin me Malin e Zi, i cili ishte përkrahur edhe nga Presidenti i SHBA-së në atë kohë Barack Obama.

“Albin Kurti hodhi gaz lotsjellës brenda Parlamentit të Kosovës, në përpjekje për ta ndalur demarkacionin me Malin e Zi, të përkrahur nga Presidenti Obama. Joe Biden, po ashtu, kërkonte në atë kohë Kurti që ta përkrahte Demarkacionin – dhe ai zgjodhi rrugën e terrorizmit ”, shkruan Grenell.

Albin Kurti threw tear gas into Kosovo’s parliament in an effort to stop the President Obama supported demarcation with Montenegro.

Joe Biden also urged Kurti at the time to support the demarcation – and he resorted to terrorism instead.https://t.co/91qV6tQUNH

— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 2, 2021

Ish-i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas qëndrimit të fundit të Albin Kurit rreth vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Izrael. Grenell e ka quajtur Kurtin “anti-amerikan”, pasi ai ka qenë kundër Administratës dhe politikës së SHBA-së ndër vite, duke kundërshtuar Presidentët Bill Clintonin, Geroge Bushin, Barack Obamën dhe Donald Trumpin.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti barack obama richard grenell albin kurti barack obama richard grenell

Sondazh

Poll

Bota 2 Mars 2021, 16:43

Dialogu mbetet në agjendë

KOSOVË– Mesazhe të pritshme janë cilësuar deklaratat që i bëri në Prishtinë përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë –S...