Politike

Meta takohet me Mogherinin: Pavarësisht sfidave, integrimi europian është e vetmja rrugë përpara

8 Maj 2019, 19:06 Nga DOSJA
Meta takohet me Mogherinin: Pavarësisht sfidave, integrimi europian

TIRANË- Presidenti Ilir Meta është takuar mbrëmjen e sotme me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Në fokus të bisedes së tyre ka qenë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta shprehet se pavarësisht sfidave, integrimi europian është e vetmja rrugë për ta çuar Shqipërinë përpara.

“Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini. Pavarësisht sfidave dhe vështirësive që mund të kapërcehen vetëm me dialog e bashkëpunim, integrimi europian është e vetmja rrugë përpara. Prania e saj në Samitin e Brdo-Brijuni, tregues i rëndësisë që BE i jep bashkëpunimit rajonal”, shkruan Meta. 

Ndërkohë, më herët shefja e politikës së jashtme të BE-së, doli në një konferencë për shtyp bashkë me kryeministrin, Edi Rama, (Lexo këtu) ku folën për çeljen e negociatave dhe rrugën e anëtarësimin të vendit në BE.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike celja e negociatave frederica mogherini ilir meta celja e negociatave frederica mogherini ilir meta

Sondazh

Poll