Aktualitet

Nuk pranoi mandatin, Indrit Hoxha: Vendim personal. Çfarë mendoj për Hajdarin e Murrizin

8 Maj 2019, 15:23 Nga DOSJA
Nuk pranoi mandatin, Indrit Hoxha: Vendim personal. Çfarë mendoj

TIRANË- Indrit Hoxha, kandidati i dalë nga lista e Partisë Demokratike, i cili sot pas një deklarate nga ulësja e Kuvendit të Republikës, pasi sulmoi qeverinë për situatën në të cilën ndodhet vendi dhe kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi për krime në komunizëm, ka folur për arsyet se përse vendosi të merrte një hap të tillë.

“Ka qenë një vendim komplet i imi personal, duke marrë parasysh deri në aktin final politik të asaj çfarë do të ndodhte me mua, propagandës, baltës për të cilën unë i mirëkuptoj të gjithë demokratët dhe të gjithë militantët e PArtisë Demokratike, dhe të gjithë popullin opozitar pa përjashtim. Unë mendova për të ndjekur një rrugë të ndryshme e cila ishte ligjore, për të vajtur deri në Kuvend, për të thënë disa gjëra në sy atje ku duhen thënë dhe për të mos pranuar marrjen e mandatit”, – tha Hoxha në studion e televizionit Fax News.

Duke u ndalur tek deklarata e lexuar në Kuvend, ku në mënyrë të drejtëpërdrejtë shënjestroi kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, Indrit Hoxha tha: “Familjes sime i ka filluar lufta që në 1941 nga kjo forcë që sot qeveris Shqipërinë, për t’u mbyllur përkohësisht në vitin 1992 e për t’u rikthyer sërish këto 6 vite. E dimë që babai im ka qenë organizatori i grevës së urisë së të përndjekurve politikë, ku ka kërkuar dekomunistizimin e politikës”.

Më tej ai u shpreh se do të vijojë të mbështesë PD-në siç ka bërë deri më tani.

“Unë kam qenë në çdo protestë të zhvilluar nga PD, edhe pas lënieve të mandateve. Madje unë kam qenë që mandatet duhet të liheshin kur Gramoz Ruçi u vendos në krye të Kuvendit”, tha Indrit Hoxha.

Duke u ndalur tek vendimi i Myslym Murrizit dhe Rudina Hajdarit për të mos lënë mandatin, tha: “Është një vendim personal dhe respektoj çdo vendim personal dhe të lirë të çdokujt. Pavarësisht vendimit që kanë marrë, disa kanë një kontribut të njohur në Partinë Demokratike”.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet indrit hoxha refuzimi i indrit hoxhës indrit hoxha refuzimi i indrit hoxhës

Sondazh

Poll