Aktualitet

Aksidentoi për vdekje kalimtarin në “Rrugën e Arbërit”, u largua nga vendngjarja, policia arreston pas disa orësh shofe

2 Mars 2021, 06:56 Nga DOSJA
Aksidentoi për vdekje kalimtarin në “Rrugën e

BULQIZË– Drejtuesi i mjetit që përplasi për vdekje një 69-vjeçar mbrëmjen djeshme në Bulqizë është arrestuar pak orë pas aksidentit tragjik.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Gjoricë, ku 69-vjeçari me inicialet R. R.,  i cili po ecte në këmbë, u përplas për vdekje nga një makinë tip “Benz”, që drejtohej nga personi me inicialet N.D.. Ky i fundit u largua menjëherë nga vendngjarja, por u arrestua vetëm disa orë më vonë nga policia.

Njoftimi:

Shkaktoi aksident me pasojë vdekjen e 69-vjeçarit, shoqërohet në Komisariat drejtuesi i mjetit i cili pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes.Rreth orës 20.00, në vendin e quajtur  Gjoricë, (në segmentin e rrugës së Arbërit që është akoma kantier ndërtimi) shtetasi N. D., duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, dyshohet se ka goditur shtetasin R. R.,  69 vjeç, i cili për pasojë  ka humbur jetën.Shërbimet e Policisë pas ndjekjes dhe kontrollit të zonës, kanë gjetur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë,  drejtuesin e automjetit i cili pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes.Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne rrugen e arbrit aksident ne rrugen e arbrit

Sondazh

Poll