LIVE UPDATES
Aktualitet

RASTET/ Pas vetëvrasjes së Adela Çaçit, zbulohet tmerri i shantazheve me video seksuale ndaj vajzave në Peshkopi

8 Maj 2019, 14:48 Nga DOSJA
RASTET/ Pas vetëvrasjes së Adela Çaçit, zbulohet tmerri

Adela Çaçi, 16 vjeçe, u vetëvra më 5 maj 2019 në qytetin e Beratit, duke gëlltitur pesticide.

Adoleshentja i dha fund jetës për 10 mijë lekë të vjetra, pas shantazhit që i dashuri i saj i bënte për t’i marrë para…në të kundërt, ai do të publikonte videot intime që ata kishin bashkë.

E mitura, nën presionin e kërcënimit dhe shantazhit i dha fund jetës në moshën më të bukur, ndërkohë që institucionet e kanë kaluar rastin pa zhurmë, me një terr informativ që nuk është i vetmi.

Dy muaj më parë, një vajzë u përdhunua në Kavajë, nga shokët e klasës. E mitura ishte nën presion dhe shantazh, dhe me të abuzonin me radhë, djemtë të tjerë. Ajo kërcënohej që të kryente marrëdhënie, ose ata do t’i vrisnin motrën.

Dosja.al, sjell ekskluzivisht një tjetër histori, që vjen nga Peshkopia, qyteti që gjatë këtyre muajve është kthyer në vatrën e shantazhit në këmbim të parave.

Dy vajza, në moshën 18-vjeçare janë filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale me një burrë 40 vjeç. Vajzat që pas momentit që kanë kryer marrëdhënie seksuale, janë nën kërcënimin e burrit dhe personave të tjerë se video do të publikohet, nëse nuk japin një kuotë të caktuar parash.

Dosja.al mësoi se policia është në dijeni për rastin. Ne kontaktuam me drejtorinë e Policisë në Peshkopi, dhe zëdhënësja Bora Mikli, deklaroi se policia po i ndjek rastet me përparësi në bashkëpunim me krimin kibernetik. Sipas saj, rastet e bëra publike në rrjetet sociale po hetohen me seriozitet por nuk mund të bëjnë publike informacione të tjera për shkak të hetimit.

Ky nuk është rasti i vetëm….

Fillimisht të njihemi me denoncimet që na detyruan të verifikojmë atë që po ndodh në këtë qytet.

Më 4 maj 2019, portali Blitz.al, ka publikuar një denoncim, ku thuhet se një vajzë e mitur përdhunohet nga një burrë, ndërkohë që një tjetër person e filmon. Abuzuesi quhet Klodi, dhe ‘kameramani’ është Leo. Vajza është 14 vjeçe.

Ditën e sotme, faqja Lolita, ka publikuar një tjetër denoncim të rëndë.

Përshëndetje Lolit. Në rradhë të par të kërkoj falje për shqipen time (të mësuar nga prindit). Shpresoj që do të shpjegohem mirë. Pash post tënd të fundit, atë që u fliste për kërcënimet për publikimin e vidios. Doja të tregoja diçka që më ka çuditur.
Shkova te gjyshja në Peshkopi dhe më kanë çuditur. Në qytetin e Peshkopisë, ka ca muaj që vihen nëpër qytet fleta ku shkruhet se kush ka pas mardhënje intime duhet të paguajë një tot lek se përndryshe do të publikohet video që është bër fshehurazi. Historia filloj duke hapur për ca or ca faqe fb dhe u publikonin video të grave të martuara që kishin raporte seksuale me djem të tjer, grup njerzish, të përbërë nga 3 o 4 persona, goca psht 18 vjeç, persona që po kryenin mardhënje dhe i dilte dikush i filmonte dhe i kërcënonte etj… Tani un nuk dua të gjykoj kënd ca be me jetën e vet, në 2019 mendoj çdokush me trupin e vet mund të bëj gjithçka pa i bë kujt keq. Ajo që më vjen keq ësht që kërcënohen njerz, por më keq ësht që vëllai i njërit në video është qëlluar me armë zgjari dhe një goc në video është rrahur barbërisht dhe prindit e vet nuk e marrin përsipër. Por gjëja më e çuditëshme është kur vje kushëriri im 15 vjeç dhe trego këto histori duke qeshur. I bërtas duke i thënë që nuk është normal të trajtohet kështu njeriu dhe ai me përgjigjiet që ai ka video të shumë gocave dhe i kërcëno gocat për 10 mijë lekë të vjetra.”

Këto ngjarje, nuk janë të vetmet. Në rrjetet sociale, vazhdojnë të jenë aktive profile të cilat “premtojnë” se do të ketë të tjera denoncime.

Familjet dhe opinioni publik në Peshkopi janë të tronditur nga situate në fjalë, megjithëse frika nga paragjykimi bën që shumë prej tyre të mos i denoncojnë me emra shantazhuesit.

Këto raste, duhet të kishin ngritur në këmbë insitucionet tona, që nga policia, prokuroria, drejtoritë e shkollave dhe drejtoritë arsimore. Fëmijët e shqiptarëve nuk janë më të sigurt.

Përveç varfërisë, banorët e Peshkopisë janë të detyruar të njohin një fenomen të ri që ka shpërthyer në masë: Shantazhet përmes videove intime.

Dosja.al do e ndjekë hap pas hapi këtë fenomen të ri që rrezikon psikologjinë dhe rritjen e adoleshentëve për të parandaluar ngjarje tragjike si ajo e Beratit. Bullizmi dhe shantazhi online duhet ndaluar sa më parë.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shantazh me video intime shantazhet ne peshkopi vetevrasja e adela cacit shantazh me video intime shantazhet ne peshkopi vetevrasja e adela cacit

Sondazh

Poll
Aktualitet 8 Maj 2019, 12:01

KPK rihap hetimet për gjyqtarin Fuat Vjerdha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duhet të njoftonte të mërkurën vendimin e për Kryetarin e Gjykatës së Apelit në Shkodër Fuat Vjerdha, por në njoftim të shkur...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni