Aksident i tragjik në aksin Vlorë-Fier/ 40-vjeçari përplas makinën e të rinjëve, ndërron jetë 18-vjeçari, plagosen
28 Shkurt 2021, 13:42Nga DOSJA
VLORË – Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në autostradën Vlorë-Fier.
Si pasojë e aksidentit 18-vjeçar Ermir Tare ka humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur rëndë. Burime bëjnë me dije se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e një automjetit që drejtohej nga një 40-vjeçar më iniciale A.K. ka përplasur automjetin tip ‘“Benz” ku ishin të rinjët.
Policia bën me dije se ky i fundit është shoqëruar në komisariat, ndërkohë që katër të rinjët e tjerë të identifikuar si Klejdi Dori 16 vjeç, Flori Duraj 19 vjeç, Rei Leskaj 21 vjeç, Qirja Dori 20 vjeç, ndodhen në spital.
Burime bëjnë me dije se dy prej tyre ndodhennnë sallën e operacionit, ndërkohë dy të tjerët për fat të mirë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka bllokuar totalisht këtë aks. Lëvizja e mjeteve është zhvendosur në rrugën e vjetër që lidh Fierin me Vlorën, ndërkohë që autoritetet po merren me hetimin e ngjarjes.
(a.k: kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI– Karabinierët e Veronës kanë kapur dhe 2.3 kg kokainë që i shtohet ngarkesës prej mbi 23 kg drogë të kapur më 17 shkurt kur u arrestuan dy vëllezër shqipt...
VLORË-Një sherr ka ndodhur në rrugën “Gjergj Araniti”, dy të rinj janë futur në ambientet e një bari dhe kanë dhunuar fizikisht një shtetas i cili ka qenë ...
TIRANË– Mjeku Ilir Alimehmeti ka treguar efektet anësore të vaksinave kundër koronavirusit të tre kompanive të mëdha prodhuese, AstraZeneca, Pfizer dhe Mod...
DURRËS– Kryetari i njësisë administrative Sukth, Rrapo Osmani ka humbur djalin e tij.Mësohet se adoleshenti Flavio Osmani, 16 vjeç ishte në drejtimi...
DURRËS-Ka ndërruar jetë 16-vjeçari i aksidentuar mbrëmjen e djeshme në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në Sukt.Policia bën me dije se bëhet...