Aktualitet

Policia ndaloi makinën për shkak të rregullave antiCovid, zbulojnë sasinë e kokainës! Dy vëllezërit shqiptarë do fitoni

28 Shkurt 2021, 13:21 Nga DOSJA
Policia ndaloi makinën për shkak të rregullave antiCovid,

ITALI– Karabinierët e Veronës kanë kapur dhe 2.3 kg kokainë që i shtohet ngarkesës prej mbi 23 kg drogë të kapur më 17 shkurt kur u arrestuan dy vëllezër shqiptarë, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur.

Njëri nga dy të dyshuarit u la i lirë pas marrjes në pyetje nën garanci. Vazhdimi i hetimeve bëri të mundur identifikimin e një makine tjetër të përdorur për lëvizjen e drogës.

Policia gjurmoi automjetin në një parking në Lazise ku u identifikua një nën-bazë në të cilën ishin fshehur dy pako kokainë. Automjeti dhe droga u sekuestruan dhe u vendosën në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor të Veronas. Sipas mediave italiane operacioni për arrestimin e vëllezërve shqiptarë 30 dhe 34 vjeç u zhvillua nga policia e Peschiera del Garda.

Fillimisht policia ndaloi një automjet të dyshimtë, pasi kishte shkelur rregullat anti-Covid, por nga një kontroll në automjet policia gjeti një zarf të vogël që përmbante rreth 1 gram kokainë. Ndërsa në bagazh shqiptarit iu gjet edhe një sasi tjetër prej 1 kg kokaine me vlerën e mbi 6 milionë eurove. Policia vendosi të kryejë një kontroll në banesën e 30-vjeçarit shqiptar, i cili jetonte bashkë me vëllain. Gjatë kontrollit u arrit të zbulohej edhe një sasi tjetër droge prej 23 kg kokaine.

Të dy vëllezërit tashmë janë pas hekurave dhe do të njihen në ditët në vijim me masat nga Gjykata.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kapen shqiptaret ne itali kapen shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll