Efektet anësore të vaksinave AstraZeneca, Pfizer dhe Moderna, Mjeku Alimehmeti tregon SIMPTOMAT: 93% janë raste të ngjashme
28 Shkurt 2021, 11:45Nga DOSJA
TIRANË– Mjeku Ilir Alimehmeti ka treguar efektet anësore të vaksinave kundër koronavirusit të tre kompanive të mëdha prodhuese, AstraZeneca, Pfizer dhe Moderna
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alimehmeti ka sjellë përditësimet nga Francë për gjysmën e shkurtit, kanë treguar 971 raste me reaksione të padëshirueshme ku 93% janë raste simptomash të ngjashme me gripin. 72% e rasteve ndodhën brenda 24 orëve të para, ndërsa ka edhe 1 rast vdekjeje.
Pavarësisht rasteve të tilla, numri i personave që përfitojnë nga vaksina të tilla janë shumë më të mëdha.
Postimi i plotë i mjekut:
Farmakovigjilenca në Francë ka filluar të raportojë qartë dhe në mënyrë të vazhdueshme për efektet anësore të vaksinave AstraZeneca, Pfizer dhe Moderna.
Organi zyrtar ANSM (Agence Nationale de Sécurité du Médicament), raportoi këtë të premte të dhënat e përditësuara. Në detaj:
AstraZeneca (6-18 shkurt 2021):
971 raste me reaksione të padëshirueshme janë deklaruar dhe analizuar .
93% janë raste simptomash të ngjashme me gripin.
72% e rasteve ndodhën brenda 24 orëve të para.
Ndër 4 rastet e rënda, u vunë re:
1 aksident cerebrovaskular,
2 raste me humbje të shijes,
1 vdekje e sinjalizuar nga ANSM por që është ende nën hetim.
Pfizer-BionTech (27 dhjetor 2020 – 18 shkurt 2021):
5.331 raste me reaksione të padëshirueshme,
169 vdekje të palidhura me vaksinën. ANSM deklaron se “të dhënat aktuale nuk lejojnë të nxirret përfundimi nëse vdekjet janë të lidhura me vaksinimin”.
75 raste të rënda hipertensioni arterial,
56 raste të rënda çrregullimesh të ritmit të zemrës,
10 raste të rënda paralize faciale.
Moderna (22 janar – 18 shkurt 2021):
148 raste me reaksione të padëshirueshme,
9% e tyre ishin reaksione të rënda,
Ndër 4 raste të rënda ndodhën:
1 rast me konvulsione,
1 rast me çrregullim të ritmit të zemrës,
1 rast insulti cerebral, dhe
1 vdekje (nën hetim).
ANSM shprehet në favor të qartë të përdorimit të vaksinave pasi raporti përfitim/risk është qartësisht në favor të përfitimit.
Në linkun më poshtë mund të gjeni faqen zyrtare të farmakovigjilencës së ANSM, por që nuk është përditësuar ende me të dhënat e javës së fundit.
Të gjithë raportet (9) mund t’i gjeni në faqen zyrtare të ANSM.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Kryetari i njësisë administrative Sukth, Rrapo Osmani ka humbur djalin e tij.Mësohet se adoleshenti Flavio Osmani, 16 vjeç ishte në drejtimi...
DURRËS-Ka ndërruar jetë 16-vjeçari i aksidentuar mbrëmjen e djeshme në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në Sukt.Policia bën me dije se bëhet...
FIER– Mbrëmjen e djeshme në media u publikua një video ku në të shihej një burrë që dhunonte një grua. Ngjarja ndodhi në ambientet e spitalit të Fierit dhe sipa...
SPANJË– Një shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë gjatë një sulmi që qendër të Barcelonës. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 12:30 në rrugën ‘Cons...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve në vend. Kështu Dosja.al ka në faqe të parë dublat e zgjedhjeve të PS-së që zhvilluan ditën e ...
TIRANË– Moti parashikohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në veriperëndim e perëndim në orët e mëngjesit.Më tej do...