Politike

U xhirua dje, transmetimi u ‘shit’ sot si LIVE! Prezantimi i finalistëve të ‘Deputeti që dua’, Rama: Mandati i dytë

28 Shkurt 2021, 10:37 Nga DOSJA
U xhirua dje, transmetimi u ‘shit’ sot si LIVE! Prezantimi i

TIRANË– Ditën e sotme u transmetua në profilin e ‘Facebook’ të kryeministrit Edi Rama ceremonia e prezantimit të 10 finalistëve të platformës ‘DEPUTETI QË DUAM’, të cilët do të jenë pjesë e Skuadrës Kombëtare të 25 prillit. Mirëpo Dosja.al bëri të ditur se prezantimi që u transmetua ditën e sotme ishte xhiruar dhe montuar ditën e djeshme. Gjithsesi, prezantimi u dha sot, duke u prezantuar sikur po ndodhte në ato momente.

Të pranishëm ishin Kryetari i PS, Edi Rama, Sekretari Përgjithshëm Taulant Balla, Kryetari Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe 10 nga kandidatët të cilët u përzgjidhën nga platforma.

Në platformën“Deputeti që duam” Rama bëri të ditur se kanë aplikuar 1581 persona që garojnë midis tyre për t’u bërë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.  Rama tha se një pjesë e tyre do të jenë boshti kryesor në zgjedhjet e 25 prillit, duke shtuar se është një grup që ka mbajtur ngarkesa të mëdha.

Gjatë fjalës së tij Rama konfirmoi se do të jetë në listën e Durrësit për zgjedhjet e 25 Prillit, gjë të cilën e kishte shprehur dhe më parë por pa një vendim final.“Unë do jem pjesë e skuadrës edhe në Durrës dhe ky mandat i tretë do të ketë një vend të veçantë për Durrësit si potencial i pashfrytëzuar. Sot jemi në një udhëkryq mes të ardhmes dhe të shkuarës me një punë që vazhdon dhe nuk e bën dot askush më mirë se dhe pse ne nuk jemi më të mirë”.

Një nga kandidatet i tha kryeministrit Rama se është arrogant ndërsa ai iu përgjigj që ajo që etikohet si e tillë, është drejtëpërdrejtësia. Ndërsa kandidatja për qytetin e Kukësit i tha se do te jetë lypësja më e fortë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike deputeti qe duam edi rama deputeti qe duam edi rama

Sondazh

Poll