Politike

Shërohet nga COVID-19, Ministrja Evis Kushi del shëtitje në Elbasan: Ndjesë që isha larg zyrës më gjatë nga sa e kisha m

28 Shkurt 2021, 10:11 Nga DOSJA
Shërohet nga COVID-19, Ministrja Evis Kushi del shëtitje në

ELBASAN– Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka fituar betejën me COVID-19 dhe është rikuperuar plotësisht. Këtë e dëshmon edhe ajo vetë me një postim në rrjete sociale teksa shfaqet duke ecur në Parkun “Rinia” të Elbasanit.

Ajo i kërkon ndjesë qytetarëve që qëndroi për një kohë të gjatë larg zyrës mirëpo shkruan se virusi ishte shumë i rrezikshëm.

POSTIMI:

Një shëtitje në Parkun “Rinia” Elbasan, pas rikuperimit të plotë nga beteja me COVID-19 dhe përpara rikthimit në një javë intensive pune dhe angazhimesh aktive, e lehtësuar dhe me dëshirën e madhe për të shërbyer me përgjegjësi dhe përkushtim.
Ndjesë që isha larg zyrës më gjatë nga sa e kisha menduar, por për të gjithë ata që ende nuk e besojnë sa i rrezikshëm është ky virus, jua them nga përvoja ime personale dhe e familjes sime. Kujdes dhe sa më shumë vigjilencë në respektimin e të gjitha masave parandaluese, për shëndetin tuaj dhe të familjarëve të dashur!
Ju falenderoj të gjithëve nga zemra për mbështetjen dhe mesazhet tuaja inkurajuese gjatë këtyre ditëve.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike evis kushi evis kushi

Sondazh

Poll