Politike

“Kemi përmbushur parakushtet për negociatat”, Balla: Opozita po bllokon rrugën drejt BE-së

8 Maj 2019, 11:30 Nga DOSJA
“Kemi përmbushur parakushtet për negociatat”, Balla:

TIRANË- Kryetari i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend tha se të gjitha protestat e opozitës po bëhen për të bllokuar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Ai tha se opozita ka bllokuar Shqipërinë, por shtoi se në takimin që kishte pasur dje me kryetarin e Kuvendit të Austrisë kishte marrë garancinë për rekomandim pozitiv nga komisioni i Europës.

Çdo bllokim rruge, çdo dhunë është pjesë e përpjekjeve për të dëmtuar të ardhmen europiane. Dje me Ruçin në takim me kryetarin e Kuvendit të Austrisë kemi marrë garancinsë së raporti për Shqipërinë do të jetë pozitiv. Komisoni do i propozoj këshillit që të fillojmë bisedimet. Shqipëria për fat të mirë, ka plotësuar parakushtet për bisedimet. Nuk është rastësi që ne si Kuvend mbullim paketën kushtetuese nën ditën e europës. Sot jemi në një kah me Europën e bashkuar. Iu desh 8 muaj Kuvendit që të votohej ligji i vetingut duke pritur opozitën e shkuar në vitin 2017”, u shpreh Balla.

Më tej në fjalën e tij ai pati dhe një mesazh për opozitën e re duke thënë se ata janë të nderuar sot që do të votojnë ligjin e fundit të paketës kushtetuese, që përmbysh detyrimet për rrugën drejt auropës.

Është në nderin tuaj që të bëheni pjesë me votë për ligjin e fundit kushtetues. Ne jemi votuar për të bërë htet dhe ju jeni krenar që sot shqipëria bën hapa të rëndësishëm”, shtoi më tej deputeti i PS.

Në fund kujtoi dhe njëherë të gjithë ndryshimet që do të behën në Kodin Penal vënë theksin tek dhuna ndaj policëve. Ai shtoi se kush guxon të godas një punonjës policie, qoftë deputet, ish deputet, ministër apo ish-ministër, do të marr dënim me burg.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hapja e negociata per shqiperine negociatat e shqiperise me be protestat e opozites seanca plenare 8 maj 2019 taualnt balla hapja e negociata per shqiperine negociatat e shqiperise me be protestat e opozites seanca plenare 8 maj 2019 taualnt balla

Sondazh

Poll

Politike 8 Maj 2019, 11:07

TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi, gjatë fjalës së tij në Kuvend i ka kërkuar llogari institucionit të Autoritit të Dosjeve, duke i thënë se nuk kanë raportu...