Bota

Gjendet një person i vdekur në mes të Prishtinës

27 Shkurt 2021, 13:40 Nga DOSJA
Gjendet një person i vdekur në mes të Prishtinës

KOSOVË– Një person është gjetur i pajetë në Prishtinë në rrugën “Tirana”. Ngjarja është raportuar nga mediat e Kosovës, por ende nuk dihet identiteti i viktimës.  Mësohet se grupi hetimor dhe policia kanë mbërritur në vendin ku u gjet trupi për të kryer inspektimet e nevojshme.

Trupi i pajetë është transportuar në morg, ndërkohë që mësohet se do t’i nënshtrohet raportit mjekoligjor.

“Raportohet se në një barakë tek Stacioni i Trenit, është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion,”- thuhet në raport.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni gjendet nje person i vdekur ne prishtine kosove prishtine gjendet nje person i vdekur ne prishtine kosove prishtine

Sondazh

Poll

Bota 27 Shkurt 2021, 12:00

Rrëmbehen qindra nxënëse në Nigeri

Qindra vajza janë zhdukur, që prej se një grup i madh i personave të armatosur, hyri në një shkollë në veri të Nigerisë, njoftuan autoritetet. Ngjarja ndodhi në...

Bota 27 Shkurt 2021, 11:48

Ku dështoi Kosova në sigurimin e vaksinës?

Derisa vendet e rajonit kanë filluar vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19, në Kosovë ende nuk ka arritur vaksina kundër kësaj sëmundjeje që e shkakton korona...