Bota

Rrëmbehen qindra nxënëse në Nigeri

27 Shkurt 2021, 12:00 Nga DOSJA
Rrëmbehen qindra nxënëse në Nigeri

Qindra vajza janë zhdukur, që prej se një grup i madh i personave të armatosur, hyri në një shkollë në veri të Nigerisë, njoftuan autoritetet. Ngjarja ndodhi në një shkollë në shtetin Zamfara. Policia konfirmoi më 26 shkurt se janë rrëmbyer 317 vajza nga kjo shkollë. Ky është rrëmbimi i dytë i nxënësve në Nigeri, në më pak se dhjetë ditë.

Nasiru Abdullahi, i tha Associated Press se sipas të dhënave të shkollës, mbi 300 vajza janë rrëmbyer. Dy vajzat e tij, të moshës dhjetë dhe 13 vjeçe janë në mesin e vajzave të rrëmbyera. Një banor lokal, Musa Mustapha tha se sulmuesi i armatosur po ashtu ka sulmuar një kamp ushtarak dhe një pikë kontrolli që gjendej në afërsi të shkollës.

“Ata hyn në shkollë dhe detyruan vajzat të hipnin në veturat tyre”, tha Suleiman Tanua Anka, një zyrtar shtetëror në Zamfara.

Ende është e paqartë se nëse nga ky sulm ka pasur viktima. Shumë grupe të banditëve operojnë në shtetin Zamfara dhe këto grupe janë të njohur për rrëmbimin e vajzave në këmbim të parave, ose kërkojnë që anëtarët e grupeve të tyre të lirohen nga burgu, në këmbim të lirimit të nxënësve. Më herët gjatë këtij muaji, një sulmues hyri në një shkollë në shtetin Niger dhe vrau të paktën një nxënës dhe rrëmbeu 42 persona, përfshirë nxënës, mësues dhe familjarë të nxënësve. Ndërkaq, dy muaj më parë, një sulmues rrëmbeu mbi 300 nxënës nga një shkollë e mesme në shtetin Katsina të Nigerisë. Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rrembim ne nigeri rrembim ne nigeri

Sondazh

Poll

Bota 27 Shkurt 2021, 11:48

Ku dështoi Kosova në sigurimin e vaksinës?

Derisa vendet e rajonit kanë filluar vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19, në Kosovë ende nuk ka arritur vaksina kundër kësaj sëmundjeje që e shkakton korona...