Bota

Kuorumi për presidencën, Vjosa Osmani në ethet e plotësimit të votave, AAK ende pa vendim

27 Shkurt 2021, 11:28 Nga DOSJA
Kuorumi për presidencën, Vjosa Osmani në ethet e plotësimit

PRISHTINË– Vjosa Osmani është kandidatura e Vetëvendosjes dhe partisë “Lëvizja e re Demokratike” për presidente,  në marrëveshjen parazgjedhore të arritur mes saj dhe Albin Kurtit. Por i njëjti post synohet edhe nga partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që kërkon të vendosë ish-kryeministrin në këtë post.

Dhe teksa ende nuk është mbledhur parlamenti i ri i Kosovës për të bërë edhe zgjedhjen e presidentit, të shumtë janë zërat se a do të plotësohet kuorumi për të zgjedhur Osmanin si presidente. 

Ish-deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj tha për Gazetën Blic se ende nuk kanë marrë një vendim në lidhje me këtë çështje.Por ai theksoi se të njëjtit e kanë kandidatin e tyre për President. “Nuk kemi marrë asnjë vendim, presim të certifikohet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve. Ne e kemi kandidatin tonë për President dhe ai është Ramush Haradinaj ” tha shkurt Demaliaj.

Presidenti i ri do të zgjidhet nga parlamenti dhe për zgjedhjen e presidentit në Kosovë duhen 2/3 e deputetëve në sallë dhe zgjedhja mund të arrihet në tri raunde, që në rast se dështojnë atëherë vendi kalon menjëherë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Edhe në rast se presidenti zgjidhet, VV-së i duhen 61 mandate për të krijuar qeverinë e re dhe e ka të nevojshme një parti tjetër në koalicion.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora presidenti i kosoves ramush haradinaj vjosa osmani presidenti i kosoves ramush haradinaj vjosa osmani

Sondazh

Poll