Politike

Boja ndaj Ramës, Kryemadhi: Në kuvend pati bullizëm, u duhet bërë analizë psiqike

14 Shkurt 2019, 10:48 Nga DOSJA
Boja ndaj Ramës, Kryemadhi: Në kuvend pati bullizëm, u duhet

Pas seancës së Kuvendit, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se sot në parlament pati bullizëm dhe se duhet që t’u bëhet analiza psiqike të gjithë personave që kanë poste të rëndësishme shtetërore.

Kryemadhi theksoi më tej se Edi Rama po mban peng vendin dhe se në protestën e 16 shkurtit sipas saj do të marrin pjesë të gjithë shqiptarët.

“Kryeministri rrugaç ka bullizuar shqiptarë që i krahason me organet gjenitale, bullizon deputetët, anëtarë e parlamentit dhe ministrat e tij. Ka pasur Shqipëria kryeministra në 27 vite tranzicion por jo të tillë.

Duhet t’i bëjmë një propozim parlamentit që  t’u bëhet analiza psiqike dhe klinike të gjithë atyre që kanë një post shtetëror. Protesta është e të gjithë shqiptarëve dhe ju gazetarët jam e bindur që do të jeni në këtë protestë.  Ju patë bullizëm në atë parlament dhe gazetarëve iu kanë çuar plumba në shtëpi.

Zgjidhja politike është e qartë. Ne kërkojmë qeveri trazitore. Mos harroni që sot ratifikuam marrëveshjen e Maqedonisë.  Në qeshor Maqedonia do të hapë nëgociatat. Ne jemi 20 vite mbrapa, ishin para Kroacisë për në BE dhe tani Kroacia vendos për ne.  I vetmi njeri që  e mban peng këtë vend është Edi Rama.”, u shpreh Kryemadhi.

Ditën e sotme në Kuvend pasi Rama talli për gjuhën e folur Palokën, ky i fundit i hodhi bojë në fytyrë. (Lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka edi rama monika kryemadhi protesta 16 shkurt edi paloka edi rama monika kryemadhi protesta 16 shkurt

Sondazh

Poll