Art&Argëtim

“Jetë të lumtur çiftit!”, Jonida Maliqi flet për lidhjen e Romeo Veshajt me vajzën e ministrit Peleshi: Kishim katër m

27 Shkurt 2021, 09:52 Nga DOSJA
“Jetë të lumtur çiftit!”, Jonida Maliqi flet

TIRANË– Jonida Maliqi ka folur për herë të parë rreth ndarjes së saj me aktorin Romeo Veshaj duke sqaruar dhe arsyet që kanë çuar në përfundimin e historisë së dashurisë.

E ftuar në “Prive” Jonida është shprehur se historisë së saj me aktorin i erdhi fundi si pasojë e zbehjes dhe se nuk kishte asnjë arsyje konkrete.

Ka qenë histori e bukur dhe për sa kohë ishte e tillë e ndava me publikun. Vjen një moment gjithçka zbehet dhe nuk ka asnjë arsye konkrete më besoni. Nuk doja ta thosha nga erdhi si erdhi, por ramë në konsensus. Kur njerëzit kanë detyrime ndaj njëri-tjetrit, mund të bëjnë deri diku disa kompromise për hir të rrethanave. Kur je në një marrëdhënie dhe vendos të ndahesh nuk ka asnjë dramë në këtë pikë. Për më tepër kam arritur pjekurinë time që gjërat nuk i përjetoj më si të isha 15 vjeç. E di se çfarë dua, e di se çfarë më takon, edhe e di se çfarë dua të marr, sepse është marrëdhënie, pra ti merr”-u shpreh këngëtarja.

Moderatorja ka komentuar dhe lidhjen e ish-partnerit të saj me vajzën e ministrit të Brendshëm Niko Peleshi, Aleksa Peleshi. “I uroj jetë të lumtur çiftit!”- tha Maliqi.

Unë kisha katër muaj që isha ndar nga Romeo dhe nuk doja ta bëja publike sepse na takonte vetëm ne të dyve. Jemi ndarë si miq, sigurisht vazhdojm hera herës flasim me njëri-tjetrin. Kur një çift ndahet partnerët janë në kërkim, nëse nuk janë në kërkim mund të ridashurohesh, nuk ka afat skadence, ti duhet të rrish dy muaj të reflektosh po pse u ndave, po si qysh tek. I uroj jetë të lumtur çiftit! Nuk na përkojn oraret në vendin e punës me Romeon. Paqe në botë,”- tha ajo.

Ndërsa u pyet për ndarjen e vendit të punës me Romeon, Jonida tha se nuk i’u përkon orari që të takohen por që flasin herë pas here.

d.k/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aleksa peleshi jonida maliqi romeo veshaj aleksa peleshi jonida maliqi romeo veshaj

Sondazh

Poll