Art&Argëtim

“Fillova të pija derisa martesa u shkatërrua”, aktori Ben Affleck: Divorci është pendimi im më i madh

26 Shkurt 2021, 17:09 Nga DOSJA
“Fillova të pija derisa martesa u shkatërrua”, aktori Ben

SHBA– Aktori Ben Affleck  ka folur së fundmi në një intervistë  për “The Hollywood Reporter” lidhur me jetën e tij personale dhe ndarjen e bijshme nga Jennifer Garner.

48-vjeçari rrëfeu se edhe pse divorci ishte gabimi i tij më i madh, këto situata e ndihmuan të rritej në aspektin personal dhe atë profesional.

Jam në një pikë të jetës ku kam shumë eksperiencë për ta bërë rolin tim edhe më interesant. Duke u rritur dhe duke patur eksperienca intensive personale e ka bërë aktrimin tim më të mirë.Nuk doja të divorcohesha, nuk doja të isha një person i divorcuar. Sinqerisht nuk doja të ndaja familjen time. Më mërzit kjo gjë sepse unë nuk isha siç duhej dhe kjo është e dhimbshme dhe zhgënjyese për mua.Divorci është pendimi im më i madh. Ajo çfarë ndodhi ishte se unë fillova të pija e të pija më shumë derisa martesa u shkatërrua”, rrëfeu Affleck.

Affleck dhe Garner u ndanë në vitin 2015 dhe vendosën të divorcoheshin tre vjet më vonë. Ata kanë tre fëmijë së bashku, vajzat Violet, 14 dhe Seraphina, 11 dhe djali Samuel, 8 vjeç.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktori ben affleck jennifer garner aktori ben affleck jennifer garner

Sondazh

Poll