Art&Argëtim

‘Pa ardhur ai, s’lëviz nga mami im’, moderatorja Dojna Mema flet për të ardhmen dhe planet për martesë

26 Shkurt 2021, 10:40 Nga DOSJA
‘Pa ardhur ai, s’lëviz nga mami im’, moderatorja Dojna

TIRANË– Moderatorja e emisionit ‘Just Dance’, Dojna Mema ditën e djeshme i është përgjigjur disa pyetjeve të fansave në storyt e saj në Instagram.

Ndër disa pyetje që i’u drejtua ishte se kur do martohej, ku moderatorja ju përgjigj se për momentin nuk ka në plan martesën.

”Kur e ke në plan të martohesh?”- e pyet ndjekësja.

Për momentin nuk e kam në plan të martohem. Jam e lumtur, e plotësuar dhe e rrethuar me dashuri.

Martesa më pëlqen shumë si ritual, por me covid dhe kohërat që po jetojmë, s’më duket aspak momenti.

Pastaj, jam tradicionale aq sa ëndërroj propozimin më romantik që mund të ekzistojë. Pa ardhur ai, s’lëviz nga mami im”,- u përgjigj Dojna.

Dojna Mema vetëm pak kohë më parë bëri publike lidhjen e saj me këngëtarin Vlashent Sata, tashmë dyshja postojnë shpesh foto dhe dedikime për njëri-tjetrin.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dojna mema vlashent sata dojna mema vlashent sata

Sondazh

Poll