Art&Argëtim

FOTOT/ Rita Ora shfaqet e relaksuar në plazhet e Australisë pas karantinës 14-ditore, tashmë edhe pjesë e jurisë The Voice

26 Shkurt 2021, 10:22 Nga DOSJA
FOTOT/ Rita Ora shfaqet e relaksuar në plazhet e Australisë pas

AUSTRALI– Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora është fotografuar duke u relaksuar në Sidnej, pasi është e ftuar si pjesë e jurisë në ‘The Voice Australia’, pasi përfundoi karantinën 14 ditore.

Ylli i popit, 31 vjeçe, shijoi një ditë në plazh në shoqërinë e motrës së saj Elena Ora dhe të një mashkulli misterioz që mendohet të jetë punonjës i saj.

DailyMail raporton se Ora shfaqet me një fizik të pabesueshëm me një bikini të vogël gjelbër duke nxjerrë në pah dhe tatuazhet e shumta që ka në trup.

Këngëtarja e Body On Me gjithashtu mbante syze dielli të errëta për t’u mbrojtur nga rrezet, dhe dukej se ishte pa grim për shëtitje në plazh.

Ndërkohë, Elena Ora, e cila nuk është vetëm motra e Ritës, por edhe menaxherja e saj, tregoi figurën e saj të hollë me bikini ndërsa kalonte kohë me këngëtaren.

(d/a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz rita ora ne australi rita ora ne australi

Sondazh

Poll