Aktualitet

Vjedhja e të vdekurit, infermierja akuzon drejtorin e morgut: E vendosa pranë viktimës dhe më pas erdhi…

26 Shkurt 2021, 21:25 Nga DOSJA
Vjedhja e të vdekurit, infermierja akuzon drejtorin e morgut: E vendosa

TIRANË – Më 19 janar 2021, “Fiks Fare” denoncoi skandalin e vjedhjes së të vdekurit brenda ambienteve të morgut të Tiranës.

Me zë dhe figurë, emisioni investigativ faktoi se një aparat oksigjeni, që kushton plot 5 mijë euro, u zhduk në morg. Familjarët e të ndjerit që ndërroi jetë nga Covid 19 fajësuan punonjësit e Morgut, pasi një procesverbal i dalë prej tyre faktonte se pajisja kishte shkuar, por në të njëjtën fletë nuk shënohej se i është dorëzuar familjarëve. Fiksi bisedoi me punonjës të Spitalit “Shefqet Ndroqi”, të Morgut të Tiranës por edhe të shërbimit funeral.

Shefi i Morgut, Azem Lamaj i konfirmoi gazetarëve të “Fiks Fare” se aparati kishte shkuar në morg, por nuk e dinte se ku kishte shkuar?! Ai ishte personi që kishte bërë shënimet e daljes, ndërsa shënimet e pranimit ishin të infermiere Katrina Pepkolaj.

Të shtunën dhe të dielën e kemi 24 orë. Në ditët e javës na zëvendëson përgjegjësi. Unë atë aparat e kam lënë në morg. Pas meje ka ardhur personi ne fjalë (Azem Lamaj). Ai që ka shënuar emrin në procesverbal” thotë infermierja, duke përsëritur se “e kam shënuar në procesverbal që e kam marrë”.


Ajo fajëson drejtpërdrejt përgjegjësin për mosveprim. “Po mirë, a lexohet ai procesverbal që kam bërë unë?! A nuk duhet me u lexu procesverbali!” vijon ajo, ndërsa tregon se përgjegjësi duhet ta kishte marrë direkt në telefon se përse nuk ndodhet në morg ky aparat. “Unë kisha shkuar për 5 minuta dhe kisha shkuar te shefi dhe ishte gjetur aparati. Unë s’jam konfirmuar fare, vetëm kur e kam parë veten në televizor” vijon Katrina.
Gazetarët e pyesin se çfarë mund të ketë ndodhur me këtë aparat oksigjeni, ndërsa ajo pohon se “nuk e di, duheshin hapur kamerat”. “Unë jam ai që e ka marrë dhe jo ai që e ka dorëzuar. Unë e di se e kam pranuar. Aparatin e kam lënë në morg. Unë s’jam hetuese dhe roja e morgut. Mbaj përgjegjësi aq sa kam qenë në punë” thotë ajo. Në fund, pyetjes se a futen persona të tjerë brenda ambienteve të Morgut, na thotë se “aty vijnë dhe dalin, hyjnë dhe dalin”. Por, të gjitha ambientet kanë kamera, që nga polici te porta e deri në dhomën ku qëndrojnë kufomat.

Pas këtij pretendimit, gazetarët e “Fiks Fare” shkuan sërish në morg, duke kërkuar një shpjegim nga Azem Lamaj. Punonjësit e lajmëruan, madje edhe arsyen, por z.Lamaj nuk pranoi t’i takonte apo të jepte intervistë. Ai u tha punonjësve se “pretendimet e tij i ka thënë”. Në fakt, në bisedën që shefi ka bërë me gazetarët e “Fiks Fare”, Lamaj pretendon se ka dorëzuar ato që ka parë. “Aparat as kam parë dhe as kam dorëzuar” ka thënë ai. Po ku shkoi ky aparat?! Infermierja thotë se e ka çuar në dhomë. Shefi nuk e ka parë! Kush e ka vjedhur?

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet morgu i tiranes morgu i tiranes

Sondazh

Poll