Bota

“Le të nervozohen”/ Vuçiç takim me serbët në Kosovë: E vetmja gjë që do Prishtina është që Beogradi ta njoh

26 Shkurt 2021, 17:34 Nga DOSJA
“Le të nervozohen”/ Vuçiç takim me serbët

KOSOVË- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka vizituar ditën e sotme serbët e Kosovës. Kosovo-online shkruan se Vuçiç gjatë takimit të tij me minoritetin serb ka thënë se e vetmja gjë që do Kosova është njohja nga Serbia. Në fjalën e tij, ai u shpreh se Serbia do të jetë e durueshme në këtë pjesë dhe se do të vazhdojnë të merren me ekonominë e tyre, teksa Prishtina do të nervozohet.

“Ne do të shohim se çfarë ata do të thonë në lidhje me marrëveshjen e Uashingtonit. Unë e shoh që atyre nuk u pëlqen, e vetmja gjë që ata do të donin është që Serbia ta njohë Kosovën. Nëse ata mendojnë se është realisht e mundur, atëherë është mirë për ta.  Ne më mirë t’i lëmë ata të tregojnë nervozizëm dhe ne do të vazhdojmë të merremi me forcimin e ekonomisë sonë,” tha Vuçiç.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka nisur më 2011. Ai u ndërpre për 20 muaj, nga fundi i vitit 2018 për shkak të taksës 100 për qind që Kosova vendosi ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, nga qeveria e udhëhequr në atë kohë nga Ramush Haradinaj. Ndërkohë që sërish dialogu mes vendeve nisi në muajin korrik me qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic kosove-serbi aleksander vucic kosove-serbi

Sondazh

Poll