Bota

Rritje të infektimeve, Greqia shtyn ‘lockdown-in’ deri në 8 Mars (MASAT E MARRA) 

26 Shkurt 2021, 17:05 Nga DOSJA
Rritje të infektimeve, Greqia shtyn ‘lockdown-in’ deri në

GREQI- Greqia ka shtyrë mbylljen e vendit deri në 8 Mars. CNN.gr shkruan se shtyrja e mbylljes ka ardhur për shkak të shtimit të infektimeve në vend. Zvendësministri i Shëndetësisë, Nikos Hardalias gjatë një konference. Gjatë fjalës së tij ai tha se numri i përgjithshëm i rasteve të Greqi është rritur dhe se përhapja e virusit është në tendencë rritje nga 56 në 76 njësi rajonaler të vendit.

“Barra epidemiologjike në territor është rritur javën e fundit, me lëvizjen mesatare shtatë ditore që arrin në 1,500 raste të koronavirusit në ditë. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në territor, i vlerësuar në 12,000 raste, gjithashtu u rrit. Përhapja e virusit tregon tendenca në rritje në 56 nga 76 njësitë rajonale të vendit. Të dhënat epidemiologjike siç i dimë nuk janë të njëjta në të gjithë vendin. Dallimet që ekzistojnë nga rajoni në rajon analizohen dhe shqyrtohen nga Komiteti i Ekspertëve, në mënyrë që të përcaktohet niveli i sigurisë shëndetësore të secilit rajon dhe rrjedhimisht masat ”, theksoi ai.

Zonat me rrezikshmëri të lartë në Greqi janë:

Lefkada

Thesprotia

Siros

Samos

Bashkia Arta

Didymoteicho

Komuna e Lokrës

Rajoni i Heraklionit të Kretës

Rajoni i Korintit

Komuna e Larisës

Komuna e Volos

Masat që mbeten në fuqi:

Të gjitha dyqanet me pakicë të mbyllura

Parukeritë dhe sallonet e bukurisë të mbyllura

Shkollat në të gjirtha nivelet të mbyllura

Ndalohet udhëtimi nga qarku në qark

Dalja e njerëzve do të jetë me anë të sms-ve

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Greqi janë regjistruar 188,201 persona me Covid, ndërsa 6,439 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora mbyllja e greqise nikos hardalias mbyllja e greqise nikos hardalias

Sondazh

Poll

Bota 26 Shkurt 2021, 14:33

SHBA, BE: Krimea i përket Ukrainës

Në prag të shtatë vjetorit të pushtimit të Krimesë nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë rikonfirmuar pozicionet e tyre se Krimeja i përket ...