Bota

Shpërthimi i restorantit në Ferizaj, vdes 20 vjeçarja e dërguar në Turqi për mjekim (EMËR + FOTO)

26 Shkurt 2021, 16:57 Nga DOSJA
Shpërthimi i restorantit në Ferizaj, vdes 20 vjeçarja e

KOSOVË- 20-vjeçarja, Fatime Haxhidema ka humbur jetën ditën e sotme në Turqi. Hazhidema u dërgua në Turqi për shkak të lëndimeve që mori gjatë shpërthimit të bombolës së gazit në një restorant në Ferizaj muajin e kaluar.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ku ka thënë se ajo trajtohej në Turqi që prej 7 janarit.

“Sot fatkeqësisht ka ndërruar jetë 20 vjeçarja në spitalin e Turqisë, ku edhe po trajtohej nga lëndimet e marra”, tha Aliu për Telegrafin.

Shpërthimi i bombolës së gazit në një restorant të Ferizaj ndodhi në 5 janar. Ai la pas 44 persona të plagosur, ndërkohë që Fatime është viktima e parë nga ky shpërthim.

(I.A/dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora fatime haxhidema shperthimi ne ferizaj fatime haxhidema shperthimi ne ferizaj

Sondazh

Poll

Bota 26 Shkurt 2021, 14:33

SHBA, BE: Krimea i përket Ukrainës

Në prag të shtatë vjetorit të pushtimit të Krimesë nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë rikonfirmuar pozicionet e tyre se Krimeja i përket ...