Bota

Rregullatori i BE këshillon kombinim e ilaçeve të antitrupave nga Regeneron për të trajtuar pacientët me COVID-19

26 Shkurt 2021, 15:48 Nga DOSJA
Rregullatori i BE këshillon kombinim e ilaçeve të antitrupave

BRUKSEL– Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi ditën e sotme se një kombinim antitrupash i zhvilluar nga kompania farmaceutike Regeneron Pharmaceuticals mund të përdoret për të trajtuar pacientët me Covid-19 të cilët nuk kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit dhe janë në rrezik të lartë të zhvillimit të sëmundjes.

Rekomandimi nga EMA mund të përdoret si një udhëzues në vendet evropiane për futjen në përdorim të kombinimit të antitrupave kazirivimab dhe imdevimab.

Kombinimi i antitrupave Regeneron u licensua për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara në nëntor dhe iu dha ish-Presidentit të SHBA Donald Trump kur ai ishte infektuar me Covid-19.

Sa i përket sigurisë, shumica e efekteve anësore të raportuara ishin të lehta ose të moderuara, megjithatë reagimet në lidhje me infuzionin (përfshirë reaksionet alergjike) janë parë dhe duhet të monitorohen,” tha EMA.

Regeneron deklaroi ditën e djeshme se një panel i pavarur zbuloi se trajtimi kishte “efikasitet të qartë klinik” në uljen e niveleve të shtrimeve në spital dhe vdekjeve nga COVID-19.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ema keshillon regeneron ema keshillon regeneron

Sondazh

Poll

Bota 26 Shkurt 2021, 14:33

SHBA, BE: Krimea i përket Ukrainës

Në prag të shtatë vjetorit të pushtimit të Krimesë nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë rikonfirmuar pozicionet e tyre se Krimeja i përket ...