Art&Argëtim

Nusret vjen në Shqipëri! Nëse doni ta takoni kuzhinierin e famshëm, është më pranë sesa e mendoni!

25 Shkurt 2021, 21:27 Nga DOSJA
Nusret vjen në Shqipëri! Nëse doni ta takoni kuzhinierin e

KORÇË– Kuzhinieri i njohur turk Nusret Gokçe ka ardhur në Shqipëri dhe ndodhet në qytetin e Korçës.

Burime për revistën Bordo.al kanë treguar se kuzhinieri me famë botërore për momentin po qëndron në qytetin e Korçës, që prej mbrëmjes së djeshme.

Ai po akomodohet në një ndër hotelet më të njohura në qytetin e Korçës, i cili ka qenë i mbyllur për klientët e zakonshëm.

Shefi i kuzhinës u bë qendër e mediave tona pak javë më parë pas publikimit të videos ku anëtarët e kabinetit qeveritar, ministrat Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku si edhe këshilltari i kryeministrit Rama, Endri Fuga dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku shfaqeshin duke darkuar në restorantin e tij në Dubai.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz nusret gokçe ne shqiperi nusret gokçe ne shqiperi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 24 Shkurt 2021, 14:27

E trishtë! Ndahet nga jeta nëna e Flori Mumajesit

TIRANË– Nëna e këngëtarit të njohur shqiptar, Flori Mumajesit ka ndërruar jetë. Lajmi bëhet i ditur nga ‘Top Albania Radio’. Mësohet se ditën e sotme nëna ...